Ka përfunduar në Atlanta debati presidencial mes Joe Biden dhe Donald Trump, i konsideruar historik dhe më fatali në historinë e SHBA-së.
Për herë të parë, një president në detyrë dhe një ish-president folën para miliona shikuesve.
Në debatin që u transmetua live në ABC News, Trump dhe Biden u përplasën për Rusinë, emigracionin, demokracinë dhe çështje të tjera.
Trump u shpreh se Rusia nuk do e pushtone Ukrainën, nëse presidenti rus, Vladimir Putin, do e respektonte SHBA si shtet, teksa Biden i kujtoi ish presidentit, se ai i ka thënë shefit të Kremlinit që të bëjë çfarë të dojë.
Lidhur me emigracionin, Biden theksoi se ka rënë me 40% numri i emigrantëve ilegalë, megjithatë Trump e kundërshtoi, ku tha se krimi është rritur nga emigrantët dhe shtoi se do t’i depërtojë ata.
Në lidhje me demokracinë, Biden nënvizoi se Trump gjatë administratës së tij, e vuri atë në rrezik për SHBA.
Trump nuk kurseu akuza ndaj Biden për lidhjet e tij me Kinën. Të pyetur për moshën, Biden sfidoi Trump duke i kërkuar që të bëjnë një garë së bashku.
Në debatin që zgjati pak më shumë se 90 minuta, Trump kryesoi me minutazh ndaj Biden./abcnews.al