Përplasje për listat e votuesve, shtyhen zgjedhjet për kryetarin e degës së PD në Bulqizë

schedule10:55 - 24 Prill, 2022

schedule 10:55 - 24 Prill, 2022

Përplasjet për listat e votuesve kanë shtyrë zgjedhjet për kryetarin e degës së PD në Bulqizë. Shkak është bërë ankimi i dy kandidatëve Defrim Fiku dhe Fatos Hoxha për fryrje të listave me anëtarët e rinj të shtuar nga grupi i Rithemelimit.

Fillimisht u raportua se në listën e votuesve kanë qenë 1700 anëtarë, ndërsa së fundmi listës i janë shtuar edhe emra të rinj të anëtarësuar nga grupi i Rithemelimit duke e çuar listën në 2200 emra.

Lexo edhe: Zgjedhjet në Bulqizë, demokrati: Lashë arën pa mbjellë, por më kanë fshirë nga lista, në kohën e dajakut isha i pari

Kryetari i Komisionit Shkëlqim Tançi pretendon se në listën e ardhur nga Tirana ka emra të cilët janë pjesë e administratës Socialiste të Bashkisë Bulqizë.

Zgjedhja e kryetarëve të rinj është nismë e grupit të Rithemelimit që drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe që është kundërshtuar nga grupi tjetër që mbështet Enkelejd Alibeajn.

Njoftimi i Komisionit të Rithemelimit

Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që zgjedhjet për Kryetar në pesë degët e PD po vijon nornalisht, e pa probleme. Interesi i anëtarësisë është i madh duje krijuar shpesh herë edhe fluks në qendrat e votimit.

Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që sot ishin planifikuar zgjedhjet për Kryetar të PD Dega Bulqizë.

Për shkak se nuk u gjet frymë konsensuale për procedurat e zgjedhjeve, u vendos që në këtë degë zgjedhjet të organizohen ditën e martë. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale do njoftojë në vijim për datën e re të organizimit të zgjedhjeve në PD Dega Bulqizë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!