Incidente të shumta janë shënuar në disa rrugë të kryeqytetit. Tifozët e Feynoord-it janë përplasur me forcat e policisë, ndërsa të paktën dy efektivë raportohen të kenë marrë lëndime.
Abcnews.al mëson se policia ka nisur shoqërimet. Forca të shumta policie janë në terren, ndërsa u janë bashkuar edhe grupe të FNSH.
Lexo edhe: Çfarë po ndodh në Tiranë? Huliganët dhunojnë kryeqytetin shqiptar, terrorizojnë qytetarët
Incidente ka pasur gjithashtu edhe te rruga “Mustafa Matohiti”, para drejtorisë së policisë dhe në zonën e “9-katsheve”, ku një qytetar shqiptar u dhunua nga tifozët holandezë.
Tifozët e Feynoord-it njihen për aktet e tyre huligane. Incidentet vijnë një ditë para ndeshjes mes Romës dhe Feyenoord që do të luhet ditën e nesërme në “Air Albania”, në orën 21:00. . g.v/abcnews.al