Përplasje në Komisionin e Sigurisë

schedule18:16 - 30 Tetor, 2017

schedule 18:16 - 30 Tetor, 2017

Janë përballur ashpër në sallën e komisionit të sigurisë mazhoranca parlamentare me frontin opozitar. Shkak është bërë kërkesa e anëtarit Luan Rama për ndryshimin e rendit të ditës, e refuzuar nga mazhoranca. Kjo ka sjellë edhe largimin e opozitës nga salla, jashtë ambienteve të së cilës Flamur Noka dhe Luan Rama folën për gazetarët.
Komisioni i sigurise ishte arena e përplasjes së rradhës për partitë politike.
Mollë sherri mbetet dosja Habilaj dhe dyshimet e përforcuara prej saj.
Mazhoranca, spas frontit opozitar, vuri sërisht përpara kësaj kërkese, airbag-un e testuar tashmë, rregulloren e Kuvendit.
Si zgjidhje Fronti Opozitar ashtu si ka deklaruar edhe më parë do të vijojë me procedurat parlamentare, por kjo vetëm për arritjen e synimit kryesor.
Të bashkuar në këtë front opozitar, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim deklarojnë se ky është vetëm fillimi i reagimit të opozitës së vendit për largimin e një mazhorance e cila në mungesë të vullnetit politik dhe përgjegjsisë për rolin që ka, bën shfaqje në vend që të përgjigjet për problemet e vendit.

https://www.youtube.com/watch?v=lCug2u_6OP0