Përplasje mes Zvicrës dhe UEFA-s, Drita sqaron pse u anulua sfida e Champions

schedule14:14 - 12 Gusht, 2020

schedule 14:14 - 12 Gusht, 2020

Drita ishte përgatitur për duelin e radhës në Champions League ditën e djeshme (18:00), por përballja ndaj Linfield u anulua. Hamdi Namani rezultoi pozitiv me Covid-19 dhe kaq mjaftoi që autoritetet zvicerane, aty ku ishte programuar të luhej takimi, të merrnin vendimin drastik.

UEFA kërkoi që ndeshja të luhej, por helvetët i qëndruan strikt rregullave të tyre dhe Drita është detyruara të rikthehet në Kosovë. Kampionët e IPKO Superligës kanë sqaruar gjithçka me një komunikatë zyrtare, teksa Komisioni i Disiplinës së UEFA-s do të vendosë sot se kur do të luhet kjo ndeshje.

Klubi jonë FC DRITA sapo ka arritur në Kosovë. Me kërkesë të shtetit zviceran, na është kërkuar që ta lëshojmë vendin e Zvicrës para se të karantinohemi për 10 ditët e ardhshme. Organizatori UEFA ka bërë përpjekje që ndeshja të zhvillohet, por ka qenë e pamundur nga autoritetet zvicerane.

Me tu marrë ky vendim, në koordinim me organizatorin e kompeticionit është vendosur që ndeshja të mos zhvillohet dhe ne të kthehemi në Kosovë. UEFA gjithashtu na ka njoftuar që për fatin e ndeshjes ndaj Linfield FC do të vendoset sot (12.08.2020) nga Komisioni i Disiplines së UEFA-s.

Rregullat e UEFA-s ishin të qarta që nëse një lojtar rezulton pozitiv, ai do të izolohet dhe pjesa tjetër e skuadrës do të vazhdojë me ndeshjet, ndërsa kjo rregullore ra ndesh me rregullat e shtetit zviceran, për të cilën gjë është dashur qe të mendojë mirë organizatori i kompeticionit, që mos te na shfaqen probleme të tilla.

Klubi jone FC DRITA është tejet optimist që do të gjendet një zgjidhje nga UEFA në mënyrë që mos të dëmtohet asnjë skuadër“, shkruajnë “Intelektualët”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!