Përplasje mes policisë dhe studentëve të Fakultetit të Drejtësisë

schedule18:17 - 11 Janar, 2019

schedule 18:17 - 11 Janar, 2019

Bojkot të mësimit dhe përplasje me forcat e rendit u shoqërua protesta e së premtes nga studentët e Fakultetit të Drejtësisë. Të hënën pritet të merret vendimi nga Këshillat Studentore nëse do të vijojë me bojkot apo do të rikthehen nëpër auditore.

Rrerth 200 studentë të Fakultetit të Drejtësisë u izoluan brenda ambienteve të këtij institucionit arsimor edhe në ditën e dytë të bojkotit.  E njëjta formë proteste, duke bllokuar dyert dhe korridoret me banka. Për disa orë punonjës së rendit dhe ato të policisë private ndërhynë për të shpërndarë studentët brenda fakultetit, por përpjekjet tyre rezultuan të kota.

Pati edhe tension. Studentë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës hynë me forcë duke shkallmuar derën e jashtme, për t’iu bashkuar protestuesve të tjerë që qëndorjnë për gati dy ditë të ngujuar në sallën e nr. 202. Bojkoti do të vazhdojë deri në plotësimin e plotë të kërkesva.

“Do rrinë brenda fakultetit. Universiteti është i studentëve dhe ata do rrinë brenda fakultetit derisa të plotësohen 8 pikat, jo llafe”.

“Shumica e studentëve nuk marrin pjesë në mësi, kanë bojkotuar auditoret, kanë bojkotuar dekanët, kanë bojkotuar çdo gjë. Kjo do të vijojë deri në marrjen e një përgjigje përfundimtare për kërkesat që ne kemi dërguar”.

Kishte edhe nga ata studentë që kërkojnë të përshkallëzohet protesta.

“Janë izoluar të gjitha hyrje, dritaret deri në katin e tretë që në mëngjes. Nuk do lejojmë forcat e policisë që të hyjnë brenda pasi është e kundraligjshme. Ne jemi të gatshëm që të arrestohemi të gjithë dhe të gjithë sëbashku të shkojmë drejt komisariatit.”

“Hyrja e policisë bëhet me anë të kërkesës së titullarit të dekanit, pra titullarit të institucionit. Kanë përdorur dhe dhunë. Ka studentë të dhunuar, që kanë denoncuar”.

Në kohën kur situata ishte e agravuar, Dekani i Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxha, gjatë një deklarimi për mediat pohoi se ambientet e brendshme të fakultetit janë uzurpuar nga studentë që nuk u përkasin fakulteteve tona.

“Sot unë jam shumë i shqetësuar, personalisht. Rektorati është shumë i shqetësuar si organ që në Fakultetin e Drejtësisë ambientet janë të bllokuara dhe në to nuk ka vetëm studentë të fakultetit tonë, por edhe persona që nuk kanë lidhje me Fakultetin e Drejtësisë”, tha ai.

Hoxha foli edhe për praninë e policisë në fakultet, ndërsa tha se kauza e studentëve është e drejtë.

“Nuk kam lejuar që të konfrontohet, jo e shtetit, por policia private që ka kontratë me Universitetin e Tiranës me studentët dhe kam marrë nga studentët sigurinë që ata do lironin ambinetet e katit të parë, do bënin të mundur që të ktheheshin shërbimet”, u shpreh ai.

E hëna e datës 14 Janar sipas studentëve do të jetë dita e vendimtare. Sipas tyre do të vendoset nga Këshillat Studentore nëse do të vijojë me bojkot apo do të rikthehen nëpër auditore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!