Përplasje mendimesh Rama-Bushati? Ekonomi: Ish-ministri po kërkon që…

schedule21:02 - 16 Shtator, 2019

schedule 21:02 - 16 Shtator, 2019

Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka qenë kritik në seancën e fundit parlamentare ndaj qeverisë. Deputeti i selisë rozë mbajti një fjalim të enjten mbi gjendjen në vend duke thënë se grykësia dhe paaftësia po shkatërrojnë shpresën dhe se vendi ka nevojë për ndërtimin e një sistemi vlerash. Gjithashtu ai u shpreh i shqetësuar për përqendrimin e parave në pak njerëz.

Sipas deputetes Milva Ekonomi në Partinë Socialiste ka pasur gjithmonë mendime ndryshe. Edhe fjalimet e Bushatit i përkasin këtij lloj rasti. Sipas Ekonomit, PS ka investuar tek ish-ministri.

Gjatë një bisede në rubrikën “Mbrëmje Ide” me gazetaren Mirela Milori, ajo tha se Bushati po kërkon që të sensibilizojë anëtarët e tjerë të partisë në lidhje me çështje të caktuara.

Mirela Milori: Në seancën parlamentare foli edhe Bushati, në fakt fjala e tij më kujtoi fjalën e zotit Blushi kur ishte deputet, pastaj historinë e dimë, krijoi partinë e tij dhe në fund vendosi të tërhiqet nga politika dhe t’i kushtohet medias. Ekziston një lloj përballje mendimesh me Bushatit dhe Ramës në partinë tuaj?

Milva Ekonomi: Në PS gjithmonë ka mendime të tjera. Në mbledhjet e grupeve ka gjithmonë mendime të tjera që mund të vijnë nga zonat veriore, nga zonat jugore, të qendrës. Besoj se ky është rast i kësaj forme. S’duhet ta harrojmë që PS ka investuar për zotin Bushati. Zoti Bushati është një anëtar i PS mbi të cilin është investuar. Edhe mendimet e tij i bëjnë mirë edhe dialogut të brendshëm.

Mirela Milori: E shikoni si një përballje mendimesh me Ramën dhe ndoshta mund të krijohet një pol ose Bushati të ngelet i vetëm se kështu e ka treguar historia në PS nuk është se bëhen dy tre veta. Mbetet i vetëm dhe largohet. Mendoni se kësaj radhe do të ketë?

Milva Ekonomi: Nuk besoj se është ky rasti. Zoti Bushati duke qenë se është një djalë i formuar. Ka hyrë në politikë me entuziazmin dhe patosin që e karakterizoi mosha përpara shumë viteve. Ka punuar për PS-në, PS-ja e mbështeti atë, natyrisht që është duke menduar që po bën një detyrë që i takon për formimin që ka që ta shprehë mendimin e tij.

Mirela Milori: Ka të drejtë Bushati në atë që thotë?

Milva Ekonomi: Bushati po kërkon që të na sensibilizojë në lidhje me situata të caktuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!