Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Cërrikut.
Sipas të dhënave, 23-vjeçari, Raif Çaushllari, është sulmuar me pistoletë, ndërsa lëvizte në këmbë. Ai është dërguar në spital dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetën.
23-vjeçari është pronar i një servisi motorësh. Burime policore pohuan se vëllai i tij ka precedentë penale.
Policia e Elbasanit e mbështetur nga FNSH kanë ngritur disa pika kontrolli për të kapur autorët. Në komisariat u shoqëruan disa persona për t’u marrë në pyetje. Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e krimit./abcnews.al