“Përplasje e fortë Trump-Haley”, Shtuni: Do të jetë konventa që do të përcaktojë largimin e Nikki-t

schedule18:39 - 6 Mars, 2024

schedule 18:39 - 6 Mars, 2024

Këtë të mërkurë, Nikki Haley ka njoftuar se do të tërhiqet nga nominimi republikan, për të garuar në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve. Megjithatë, pas tërheqjes, Haley deklaroi se nuk është penduar për këtë vendim.

Në një lidhje me Skype për “Special Report”, studiuesi Adrian Shtuni ka thënë se ajo nuk kishte mbështetje të mjaftueshme.

Ai e ka cilësuar një përplasje të fortë atë mes Trump dhe Haley, duke theksuar se do të jetë konventa që do të përcaktojë largimin e kësaj të fundit.

“Unë e kam thënë kohë më përpara, nuk shikoja një rrugë të qartë për Nikki Haley që të arrinte të bëhej kandidatja e mbështetur nga Partia Republikane, jo vetëm për shkak të numrave, por për shkak se unë e mas pulsin përditë me njerëzit, pavarësisht mesazhit që ajo ka dhe ka pasur, nuk dukej se kishte tërhequr mjaftueshëm mbështetjen e votuesve në bazë. Prandaj, ky ishte një rezultat i pritshëm, nuk mendoj se u surprizua dikush që e kupton vërtetë si funksionon Partia Republikane dhe votuesit e saj. Të martën u vendosën 36% e kandidatëve që do të shkojnë në Konventën Republikane dhe aty do të përcaktohet në mënyrë definitive, kush do të jetë kandidati i Partisë Republikane. Duket se të gjitha shancet tregojnë se do të jetë ish-presidenti Trump, por në këtë moment mund të determinohet pa pikë dyshimi se do të jetë ai, për shkak dhe të zhvillimeve të tjera që ne kemi parë.

Shanset që të jetë dikush tjetër përveç Trump në këtë moment janë në nivele shumë të ulëta. Nuk është një zgjedhje e zakonshme, pasi ka elementë të pazakontë në vetvete. Edhe Haley kur doli në fjalim më përpara, nuk e dha mbështetjen ndaj Trump. Gjë që është e pazakontë, pasi kandidatët e pranojnë humbjen dhe ia japin kandidatit tjetër mbështetjen, kjo nuk ndodhi. Këta kanë pasur fërkime me njëri-tjetrin, ku dhe ajo e tha që kandidati Trump duhet të fitojë mbështetjen dhe nuk kam për ta dhënë falas. Kjo pati reagime”, u shpreh Shtuni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!