Përplasja Rama-Meta për Kushtetuesen, juristët për Abc News: Konflikti i sajuar, ligji është i qartë 

schedule13:43 - 24 Nëntor, 2019

schedule 13:43 - 24 Nëntor, 2019

Ndërsa Presidenca dhe mazhoranca po përplasen ashpër për ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, për konstitucionalistët ky është një konflikt i sajuar. Juristët Sokol Hazizaj dhe Jordan Daci shpjegojnë juridikisht interpretimet e kësaj çështje. Sipas tyre, nëse do të vijohet me këtë situatë ngritja e Gjykatës më të lartë në vend do të kërkojë edhe shumë muaj të tjerë.

Ringritja e Gjykates Kushtetuese prej ditësh ka përplasur ashpër Presidentin me qeverinë e Edi Ramës. Kreu i shtetit Ilir Meta shikon tek maxhoranca tentativë për të kapur këtë organ themeltar të shteit, ndërsa qeveria po i përgjigjet përmes mbledhjeve të Komsionit Hetimor për shkarkimin e tij.Po cfare mendojnë konsitucionalistët? Përpasja vjen si pasojë e zbatimit të sistemit të ri të drejtesisë, apo është mes dy  palësh që janë bërë kundërshtare, Presidencë-qeveri?

Sokol Hazizaj shprehet se: “Konflikti për anëtarësinë e gjykatës kushtetuese, i sajuar.

Maxhoranca si zgjidhje ka ofruar çuarjen e konfliktit në Komisionin e Venecias. Për jurisin Daci aktualisht edhe mekanizmat për zhbllokimin e Gjykatës Kushtetuese janë të bllokuar por kjo nuk duhet të përbëjë arsyje për të shkuar sërish në Venecia.

Vendi do të vijojë të mbetet pa Gjyaktë Kushtetuese, edhe për shumë kohë parashikojë juristët.

Zgjedhja e dytë e Presidentit, gjyqtarja Marsida Xhaferllari mund të mos jetë për kohë të gjatë në karigen e Gjykatës Kushtetuese, paralajmëron juristi, duke bërë që zëvendësimi i saj të marr një kohë tjetër.

Gjtkata Kushtetuese, me largimin e Besnik Muçit, ka vetëm 4 anëtarë.

Ne muajin dhjetor Presidenti Ilir Meta do te hedhë shortin për përbërjen e re të Këshillit të Emerimeve në Drejtësi, që do të bëjë më pas listen e kandidatëve qe do te plotesojnë 5 karriget bosh të Gjykatës Kushtetuese. Deri atëherë, Gjykata do të vijojë ti ketë dyert e mbyllura për qytetarët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!