Përplasja për Gjykatën Kushtetuese, delegacioni i Venecias “zbarkon” në Tiranë

schedule07:47 - 13 Shkurt, 2020

schedule 07:47 - 13 Shkurt, 2020

Komisioni i i Venecias këtë të enjte do të mbërrijë në Tiranë në kuadër të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese e cila shkaktoi një përplasje mazhorancë- Presidencë vitin e kaluar.

Delegacioni i Venecias kanë marrë në shqyrtim kërkesën e dërguar nga Kuvendi dhe Presidenca dhe pritet që të japin dhe opinionin e tyre në lidhje me këtë çështje.

Mes takimeve, Komisioni i Venecias do të pritet nga Ruçi, Meta, anëtarët e komisionit hetimor parlamentar, Arta Vorpsi dhe kreu i KED Ardian Dvorani.

Axhenda e plotë:

13 shkurt

Nesër ne 9:30 delegacioni i Venecias takon Ruçin.

Në orën 12:00 delegacioni i Komisionit të Venecias takon Presidentin Ilir Meta.

Ne orën 10:40 delegacioni i Komisionit të Venecias takon anëtarët e Komisionit Parlamentar Hetimor

Ne orën 16:00 delegacioni i Komisionit të Venecias takon Arta Vorpsin

14 shkurt

Në orën 10: 15 delegacioni i Komisionit të Venecias takon Ardian Dvoranin, kreu i KED./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!