Përplasja në Kuvend me Gazment Bardhin për “Vilën e Lalzit”, Shehu: Nëse ka fakte t’i çojë në prokurori

schedule19:32 - 12 Maj, 2022

schedule 19:32 - 12 Maj, 2022

Deputeti demokrat Tritan Shehu në një lidhje me “Radarin Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka folur për përplasjen në seancën parlamentare të ditës së enjte mes tij dhe Edmond Spahos me Gament Bardhin.

I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi për këtë përplasje, Shehu tha se këto përplasje nuk kanë lidhje me PD-në, por janë deklarata që vijnë nga njerëz që duan të krijojnë tymnaja.

Lexo edhe:Vila 760 mijë euro, deklarata që “vuri” zjarrin në PD

Ai tha gjithashtu se nëse Bardhi ka fakte, duhet t’i depozitojë ato në prokurori, në të kundërt duhet thirrur si i pandehur pasi po fsheh krimin.

Pjesë nga Biseda:

Xhokaxhi: Zoti Shehu çfarë ndodhi sot në Kuvend mes jush dhe zotit Bardhi, pati një përplasje dhe me zotin Spaho?

Shehu: Nuk dua të merrem me menskinitetet e Bardhit. Ato nuk kanë lidhje me D-në, kanë lidhje vetëm me ata njerëz që duan të merren me tymnaja. Çdo njeri nëse ka fakte konkrete duhet t’i denoncojë, në të kundërt është bashkëpunëtor, ish-Ministri i drejtësisë duhet t’i dijë mirë. Prokuroria duhet ta thërresë nesër pasi ai fsheh krimi.

Xhokaxhi: Pse u ndiet ju të prekur?

Shehu: Unë nuk merrem me këtë çështje. Kjo nuk ka lidhje me marrëdhëniet në PD. Ka lidhje me një person që ka problemet e veta.

Xhokaxhi: Kur filloi përplasja pati provokim?

Shehu: Nuk përgjigjem më për këtë çështje

Kujtojmë që përplasja mes deputetëve të opozitës erdhi pas një deklarate të bërë nga Gazment Bardhi, i cili tha se një deputet i Rithemelimit është marrë peng nga Edi Rama pasi i është gjetur një vilë 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit. Sipas tij, kjo e bën atë deputet që t’i shërbejë Ramës. Një gjë e tillë shkaktoi debat brenda PD-së duke çuar në reagimin e deputetëve të tjerë. Bardhi tha se kjo vilë i përket njërit prej deputetëve Flamur Noka; Edmond Spaho; Tritan Shehu dhe Bujar Leskajt. Në lidhje me deklaratat e Bardhit kanë reaguar Tritan Shehu dhe Edmond Spaho.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!