Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe, nuk i ka kërkuar falje trajnerit Tuchel pas debatit që dyshja pati në ndeshjen e fundit. Gjigantët francez ishin duke fituar me një rezultat të thellë kundër Montpellier dhe tekniku francez vendosi ta zëvendësonte Mbappen. Por, ylli francez nuk e priti mirë dhe pati një debat mes tyre, ku Tuchel kërkonte ta qetësonte sulmuesin.
21-vjeçari u ul në stol për pjesën e mbetur të takimit dhe të gjithë e panë reagimin e tij. Trajneri gjerman u shpreh mbas ndeshjes se do të merrte një vendim për të ditën e nesërme. Asgjë nuk ndodhi ditën e diel, pasi ekipi vazhdoi stërvitjen normalisht dhe nuk pati asnjë reagim nga asnjëri prej tyre.
Kur zihen dy veta gjithmonë përfiton një i tretë dhe në këtë rast është Real Madrid. Spanjollët kanë ndjekur me kujdes episodin e fundit dhe kanë nisur kontaktet me agjentin e sulmuesit francez. Mediat në Spanjë raportojnë se madrilenët do të bëjnë një ofertë zyrtare për Mbappen në merkaton e verës dhe me shumë mundësi i riu do të tundohet nga kalimi në Madrid. /abcnews.al