Katër persona tentuan të vidhnin një banesë natën e së premtes në Fier, por përfunduan në një përleshje me armë zjarri me policinë. Kjo për shkak se pronari i shtëpisë, Minella Muçi, arriti të njoftonte në kohë shërbimet e policisë.
Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë një grabitës, një tjetër u plagos, ndërsa dy të tjerë arritën të arratiseshin me një fuoristradë.
Policia ka bërë të ditur emrin e grabitësit, i cili mbeti i vdekur. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin, Xhuljan Sollaku. Ai ishte banues në Katund i Ri të Elbasanit.
Ndërkohë më herët është mësuar edhe emri i të plagosurit, Arben Muça, banues në Ndroq të Tiranës. Ai gjendet në spital nën masa të rrepta sigurie.
Dy garbitësit e tjerë që arritën të arratiseshin janë shpallur në kërkim nga policia dhe po punohet për kapjen e tyre./abcnews.al