Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përplasja me gjykatësit e rrumpallës/ Kryeministri replikë me një tjetër gjykatës

schedule14:37 - 15 Shtator, 2025

schedule 14:37 - 15 Shtator, 2025

Kryeministri Edi Rama ka denoncuar sërish një tjetër gjyqtar të Administratives.Bëhet fjalë për gjyqtarin Marko Boshku, i cili me një vendim të tij, ka rikthyer në detyrë kreun e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore Vlorë, i cili kishtë ndërtuar pa leje në zonën e Ksamilit.

“Pa asnjë gajle fare, gjykatësi Boshku, ka vendosur të kthejë fishek në detyrë një shkelës brutal të ligjit dhe mashtrues të kapur me presh në duar, e për pasojë edhe të larguar nga detyra e të çuar në prokurori!”

Sipas Ramës, falë pamjeve satelitore, u zbulua se ndërtimi është bërë pas 2020, vit që sipas ligjit është edhe viti I fundit për marrjen në shqyrtim të kërkesave për legalizim.

“Si drejtues rajonal i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore – pra i trupës që ligji ngarkon për të kontrolluar veprimet dhe garantuar integritetin e Policisë së Shtetit – një birbo pa din e pa iman, jo vetëm kishte marrë pjesë në një ndërtim pa leje në Ksamil (i denoncuar nga njerëzit e zonës), po edhe kishte mashtruar me shkrim, duke pretenduar legalizimin e ndërtimit, me gënjeshtrën se ndërtimi ishte bërë në 2018-ën.”

Njëjtë si me kolegët e tij, Rama tha se ky rast do ti përcillet Këshillit të Lartë GJyqësore, ndërsa një mesazh kreu I qeverisë e kishte për të këdo nga rradhët e drejtësisë që cënon interesin e qytetarëve.

“Kush tallet me interesat e shtetit dhe përqesh ligjin, duke e përdorur pavarësinë e drejtësisë si pavarësi nga vetë drejtësia, e duke dhënë vendime haptazi të paligjshme në dëm të interesit publik, do të përballet me keqbërjen e vet jo vetëm në organet e lartpërmendura të vetëqeverisjes së gjyqësorit, po edhe në sytë e opinionit publik.”

Pak ditë më parë, qeveria prezantoi një paketë të plotë masash ndëshkimore për shkelësit e leje të ndërtimit përfshirë edhe një listë të zezë për ndërtues, inxhierë apo zyrtarë të shtetit të cilët shkelin ligjin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!