Përplasja me armë në Vlorë për një vajzë, arrestohet punonjësi i policisë

schedule09:51 - 30 Prill, 2022

schedule 09:51 - 30 Prill, 2022

Lisi Myrtaj, efektivi i policisë i cili u përfshi në një konflikt me armë mbrëmjen e djeshme me Juxhino Todin në Vlorë është arrestuar.

Burime nga policia bëjnë me dije Lisi Myrtaj, punonjës policie i repartit Delta Forcë, u arrestua për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Si ndodhi ngjarja

Mbrëmjen e djeshme (29.04.2022) rreth orës 18:55, në lagjen “10 Korriku”, pas një konflikti për motive të dobëta, punonjësi i policisë, Inspektor Lisi Myrtaj, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë (armën personale të punës) ndaj shtetasit Juxhino Todi,  i cili ka qenë duke drejtuar mjetin tip Benz, informon policia.

Nga të shtënat nuk ka patur të dëmtuar, ndërsa Juxhino Todi (djali i kryeplakut të Kaninës) është larguar nga vendngjarja duke braktisur mjetin.

Lexo edhe: FOTO/ U zunë për një vajzë, kush është polici që qëlloi me armë ndaj djalit të kryeplakut

Dyshohet se konflikti ka nisur pra disa ditësh për motive të dobëta për punë të një vajze.

Çfarë u gjet në vendin e ngjarjes

Pas veprimeve hetimore proceduriale në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua  një armë zjarri e llojit pistoletë, 7 gëzhoja 9 mm, të cilat dyshohen se i përkasin armës së punonjësit të policisë, Lisi Myrtaj, 3 fishekë, model 54, mjeti tip Benz Mercedez dhe pamjet filmike nga kamerat e ambjenteve në zonën ku ka ndodhur ngjarja.

Çfarë dëshmoi efektivi Lisi Mytyaj

Në dëshminë e zbardhur nga News 24 efektivi i Policisë, Lisjan Myrtaj, i cili është dorëzuar vet përpara kolegëve të tij ka dhënë një version tjetër nga çfarë është folur deri tani. Ai është shprehur se ka patur më parë një debat me Juxhin Todi (Aliraj).

Efektivi i Policisë ka deklaruar se kur ka dalë nga shtëpia, ka parë makinën e Juxhinit i cili sapo e ka parë i ka drejtuar armën duke e ofenduar dhe e ka shkrepur dy herë.

Sipas tij, kjo ka bërë që ai të reagojë për vetëmbrojtje duke goditur në drejtim të makinës. Ai ka telefonuar sallën operative 3 herë dhe është vetdorëzuar duke deklaruar se ka goditur për vetëmbrojtje jashtë derës së shtëpisë së tij.

Aliraj i cili ndodhej në fuoristradën ML nuk është kapur ende nga ana e policisë ndërsa sipas efektivit të Deltës, kur i ka shkuar Juxhini te shtëpia, ai ka qenë i vetëm. Motiv i debatit sipas burimeve ka qenë akuza e Juxhinit se efektivi i policisë i kishte parë të dashurën më parë.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!