Përplasja me armë në Rrëshen, vihet në pranga një prej autorëve

schedule16:07 - 27 Mars, 2023

schedule 16:07 - 27 Mars, 2023

Ka rënë në prangat e policisë një prej autorëve të ngjarjes së mbrëmshme në Rrëshen, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit të 41-vjeçarit, Sajmir Reçi.

Po ashtu bëhet me dije se vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e 2 autorëve të tjerë të dyshuar, që janë djali dhe nipi i të arrestuarit, Erind Videl alias Erind Bardhi dhe
Kristian Marku alias Kristi Bardhi

I arrestuari është shtetasi Martin Bardhi, 59-vjeç banues në Rrëshen, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

LEXO EDHE: EMRAT/ Të shtënat me armë në Rrëshen, kush janë personat që u përfshinë në konflikt

Njoftimi i policisë:

Rrëshen, Mirditë

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, kapet dhe vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar të shpallur në kërkim lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Rrëshën, ku pas një konflikti, u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit të një 41-vjeçari.

Vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e 2 autorëve të tjerë të dyshuar(djali dhe nipi i shtetasit të ndaluar) pasi nga hetimet të 2 këta shtetas rezultojnë të përfshirë në këtë rast.

Si rezultat i veprimeve profesionale operacionale dhe policore të kryera për një rast të ndodhur rreth orës 19:00, të datës 26.03.2023, në Rrëshen, ku nga këto hetime, dyshohet se shtetasi M. M. (alias M. B.) 59 vjeç dhe shtetasit E. V. (alias E. B. alias E. M.), 31 vjeç e K. M. (alias K. B.), 28 vjeç, përkatësisht djali dhe nipi i shtetasit M. M, të tre banues në Mirditë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit të shtetasit S. R., 41 vjeç, banues në Mirditë, u bë i mundur lokalizimin dhe kapja e shtetasit të kërkuar:

-M. M. (alias M. B.), 59 vjeç, banues në Rrëshen, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!