Përplasja me armë në Kallmet të Lezhës/ Prokuroria jep pretencën, kërkon 12 vite burg për Besnik Simonin

schedule09:54 - 4 Dhjetor, 2024

schedule 09:54 - 4 Dhjetor, 2024

Prokuroria e Lezhës ka dhënë pretencen në lidhje me përplasjen me armë të ndodhur në muajin prill të viti 2022 në fshatin Kallmet, ku u përfshi dhe ish kreu i Njesisë Administrative Besnik Simoni.

Për këtë të fundit është kërkuar deklarimi fajtor dhe dënimi me 12 vite burg, për veprat penale “Vrasja ne kapercim te kufijëve të mbrojtjes se nevojshme” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndërsa Altin Marku rrezikon dënimin me 28 vite burg për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Të dy, aktualisht ndodhen nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ish-kreu i njësisë administrative Kallmet, Besnik Simoni u përfshi në një konflikt me armë zjarri me bashkëfshatarin e tij Altin Marku, ku të dy mbetën të plagosur. Përplasja me armë ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta./abcnews.al