Përplasja me armë në Kallmet, Gjykata lë në burg Besnik Simonin dhe Altin Markun

schedule18:20 - 4 Prill, 2022

schedule 18:20 - 4 Prill, 2022

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg”, për kreun e njësisë administrative Kallmet Besnik Simoni dhe 41-vjeçarin Altin Marku. Seanca u zhvillua në spitalin e Traumës në Tiranë ku po marrin mjekim, për shkak të plagëve të marra nga përplasja me armë me njërin tjetrin ditën e premte në fshatin Kallmet. Gjyqtari Artan Hajredinaj pranoi kërkesën e prokurorit Françesk Ganaj që ata të qëndrojnë në burg.

Si ndodhi ngjarja? Policia e Lezhës vuri nën arrest kreun e njësisë administrative Kallmet Besnik Simoni, i cili 3 ditë më pare mbeti i plagosur në një ngjarje në këtë fshat dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rendë. Policia bëri të ditur zyrtarisht se mes tij dhe Altin Markut ka pasur shkëmbim zjarri me pistoleta dhe për pasojë të dy kanë mbetur të plagosur.

Administratori Simoni u dërgua në spital nga një mik i tij.

Lexo edhe: Plumba njëri-tjetrit, sherri mes administratorit dhe “fqinjit” pezull prej një viti: Përplasja, nga zyra në rrugë

Ndërsa 41 vjeçari Marku u vu në pranga rreth 4 orë pas përplasjes, ndërsa fshihej në banesën e nje fqinji. Ai ishte i plagosur dhe për këtë arsye u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas policisë, përplasja me armë me tyre ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Të dy do të ndiqen penalisht për vrasje me dashje të mbetur në tentativë, dhe armëmbajtje pa leje. Policia ka sekuestruar 1 pistoletë, me një krehër me 6 fishekë, e cila dyshohet se është përdorur nga Altin Marku, si dhe dy automjete. Arma tjetër e përdorur në konflikt nuk është gjetur ende.

Lexo edhe: “Far West” në Kallmet, arrestohet i plagosur administratori, u përplas me armë me autorin, zbardhet ngjarja

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!