Përplasja Greqi-Turqi, Nesho flet për doktrinën “neo-otomane”, Ankaraja kërkon të jetë superfuqi

schedule20:20 - 5 Tetor, 2022

schedule 20:20 - 5 Tetor, 2022

Zëvendës Kryetari i Partisë së Lirisë, ambasador Agim Nesho tha në emisionin “Radar” në Abc me moderatore, Juli Xhokaxhi, se konflikti Turqi-Greqi ekziston dhe se presidenti turk kërkon të dominojë si një superfuqi në rajon.

Lexo edhe: Takim Mitsotakis-Erdogan në Pragë? Zëdhënësi i qeverisë greke: Do e vlerësojmë nëse e kërkon pala turke

Nesho tha se Turqia po ndjek doktrinën e Erdogantit të ashtuquajtur “rikthim i perandorisë neootomane”. Pasi turqit janë të pakënaqur nga ndarja e kufijve me traktatin e Lozanës 100 vite më parë.

“Konflikti ekziston. Turqia kërkon të krijojë dominimin superfuqi rajonale, dëshiron rikthim të perandorisë neo-otomane, sipas doktrinës së Turqisë. Turqia e quan të padrejtë ndarjen e ishujve me traktatin e Lozanës. Kërkojnë rishikim të marrëdhënieve, duke përfshirë hapësirat ujore. Turqia si një fuqi dominuese kërkon jo vetëm hapësirë por edhe të negociojë me perëndimin. Kërkon të ketë një rol që do i qendrojë më shumë për interesat e veta. Turqia kërkon të ketë një rol në politikën e jashtme”, tha Agim Nesho.