Përplasja Gjiknuri-Haliti, Vasili: Naftëtarët e Ballshit në grevë, batakçinjtë bëjnë sikur rrihen

schedule12:49 - 5 Tetor, 2020

schedule 12:49 - 5 Tetor, 2020

Nënkryetari i LSI është shprehur në një konferencë për mediat se ndërsa naftëtarët e Ballshit janë në grevë urie për bukën e gojës, “batakçinjtë bëjnë show, sikur rrihen.”

Si duket, Vasili po flet për përplasjen e ndodhur pak më herët në jashtë ambienteve të Kuvendit mes Damian Gjiknurit dhe deputetit Halit Valteri.

Ndërsa naftëtarët e Ballshit vijojnë të jenë në grevë urie për bukën e gojës, e djersën e ballit batakçinjtë e delenxhinjët bëjnë show sikur vriten e rrihen,” u shpreh Vasili. Naftëtarët janë në të drejtën e ligjit. Jo pak herë kanë parë si fryhet Rama, u ka premtuar lloj lloj mashtrimesh sesi e ardhmja e tyre ishte e zgjidhur. Greva e urisë është e dyta pas asaj të mbajtur në gusht, që u mbyll vetëm pas dhënies së 3 pagave”, tha Vasili. /abcnews.al/