Përplasja e Izrael-Iran, reagimi i parë i presidentit kinez: Konflikti ushtarak nuk është zgjidhje për problemet

schedule15:51 - 17 Qershor, 2025

schedule 15:51 - 17 Qershor, 2025

Presidenti kinez ka reaguar lidhur me luftën Izrael Iran. Xi Jimping në reagimin e tij të parë është shprehur i shqetësuar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme. Xi tha se Kina mbështetësja kryesore diplomatike dhe ekonomike e Iranit, kundërshtoi çdo veprim që shkel sovranitetin, sigurinë dhe integritetin territorial të vendeve të tjera.

“Konflikti ushtarak nuk është një mënyrë për të zgjidhur problemet dhe se përshkallëzimi i tensioneve rajonale nuk është në interesin e përbashkët të bashkësisë ndërkombëtare “, tha Xi.

Ai nënvizoi se të gjitha palët duhet të punojnë për të t’i dhënë fund konfliktit sa më shpejt të jetë e mundur dhe se Kina është e gatshme të punojë me të gjitha palët “për të luajtur një rol konstruktiv në rivendosjen e paqes dhe stabilitetit” në rajon.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!