Përplasja e dy trenave në Greqi, si ndodhi aksidenti tragjik me dhjetëra të vdekur

schedule09:57 - 1 Mars, 2023

schedule 09:57 - 1 Mars, 2023

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti tragjik me të paktën 38 të vdekur në zonën e Tempes, i shkaktuar nga përplasja e dy trenave mendohet të jetë si pasojëe një gabimi njerëzor.

Sipas mediave greke, pavarësisht qindra milionëve të shpenzuara gjatë 30 viteve të fundit në hekurudhën greke, mungesa e sistemeve moderne të sinjalizimit dhe telekomandimit në të gjithë gjatësinë e aksit hekurudhor Athinë-Selanik vazhdon të shkaktojë probleme.

Edhe pse është shumë herët për të hedhur dritë mbi të gjitha aspektet e tragjedisë fatale, të dhënat tregojnë se dy trenat janë përplasur kokë më kokë.

Duke folur për mediat vendase, presidenti i OSE-së, Kostas Genidounias , tha se nëse do të kishte funksionuar sinjalizimi me dritë, tragjedia mund të ishte shmangur, raporton abcnews.al.

“Ndodhi ajo që ne kemi bërë thirrje gjatë gjithë viteve të funsit pasi sistemet elektronike nuk funksionojnë dhe gjithçka bëhet manualisht në aksin Athinë-Selanik.

Nëse dritat do të funksiononin, shoferët do të shihnin sinjalet e kuqe dhe do të ndalonin”.

Lidhur me rrethanat e aksidentit,  Genidounias, shpjegoi se në pikën ka një linjë të dyfishtë, një tren ngjitet, një zbret, por të dy kanë qenë në të njëjtën linjë.

Vlen të theksohet se ka pasue gjithashtu probleme  në furnizimin me energji elektrike të rrjetit që pasditen e djeshme pasi është prerë një kabllo në Paleofarsalos, duke shkaktuar vonesa në itinerare, raporton abcnews.al.

Për numrin e pasagjerëve dhe problemet me biletat, përfaqësues të Hellenic Train pohojnë se ka një listë të pasagjerëve por në hekurudhë nuk është e detyrueshme identifikimi si në avionë, ndaj një emër mund t’i korrespondojë 4 biletave, duke vështirësuar indifikimin e viktimave.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!