Përplasja e dy trenave në Greqi/ Përfundojnë kërkimet për të mbijetuar, trupat i dorëzohen familjarëve

schedule09:41 - 3 Mars, 2023

schedule 09:41 - 3 Mars, 2023

Brenda ditës vlerësohet se do të përfundojnë kërkimet për të mbijetuar në vendin e përplasjes së dy trenave në Tempi.

Nga të dhënat e fundit, nga Drejtoria e Hetimeve Kriminale janë kryer 24 identifikime trupash. Nga trupat janë marrë 55 mostra të ADN-së, 52 mostra nga familjarët e pasagjerëve, si dhe 26 mostra nga organet e njeriut.

Sipas të dhënave të fundit, numri i viktimave të konfirmuara ka shkuar në 57, ndërsa 48 të lënduar po trajtohen në spitale. Gjashtë persona janë të shtruar në njësinë e kujdesit intensive, ndërsa numri i të zhdukurve ka shkuar në 56.

Në vendin e tragjedisë, përpjekjet janë përqendruar në vagonin e tretë. Sipas ERT, të enjten, në orët e mbrëmjes, ekipet e shpëtimit në shi, hetuan pjesët e vagonit që ishin të aksesueshme.

Sot pritet të nisë marrja e trupave nga familjarët e tyre. Momentet në spitalin e Larisës janë pikëlluese, me prindërit që presin të marrin trupat e fëmijëve të tyre.

/abcnews.al