Përplasja e bandave në Athinë, shoferja e “Benzit” e dënuar 20 për prostitucion, një nga tre viktimat 7 herë i arrestuar për trafikim droge

schedule07:58 - 4 Korrik, 2022

schedule 07:58 - 4 Korrik, 2022

Shqiptarja e arrestuar, e cila drejtonte makinën “Mercedes Benz” në masakrën e përgjakshme të së shtunës mes bandave shqiptare në Athinë është dënuar në të kaluarën për prostitucion, ndërsa njëri nga viktimat Gëzim.A 46-vjeç është dënuar shtatë herë për trafikim të lëndëve narkotike, raporotojnë mediet greke.

Nuk mbaron me kaq viktikma tjetër Adil Tefa është arrestuar gjithashtu disa herë në të kaluarën për grabitje banesash dhe vrasje.

Dy nga tre viktimat e masakrës në Athinë, në të djathtë Adil Tefa, në të majtë  Gëzim.A.

Mediet greke raportojnë se shtatë muaj më parë, në tetor 2021, 46-vjeçari ishte arrestuar për një sasi të vogël kokaine.

Në maj të vitit 2020, ai u arrestua për armëmbajtje pa leje, pasi u kap me armë Tokarev dhe një thikë. Në tetor 2019 ai u arrestua për vjedhje, ndërsa në maj 2016 u akuzua si anëtar i një organizate kriminale që kishte bërë vjedhje të bujshme në Athinë.

Në korrik 2015 ai u arrestua sërish për vjedhje dhe në janar 2013 për pranim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Në shkurt të vitit 2016 ndaj tij është lëshuar një urdhër arresti për vjedhje. Në total, shtatë herë i ishin vendosur kushte kufizuese.

Sa i përket 48-vjeçarit nga Korça ai akuzohej për pjesëmarrje në të njëjtën organizatë kriminale me 56-vjeçarin Gëzim.A. 48-vjeçari është lënë i lirë me kushte shtrënguese.

Në qershor 2017, ai u akuzua se kishte udhëzuar një të ri që të vidhte një makinë për llogari të tij.

Ndërsa shqiptarja e arrestuar, e cila ndodhej në të njëjtin mjet me atë të 48-vjeçarit, ishte arrestuar 20 herë 20 herë nga autoritet greke.

Ndërkohë mësohet se shqiptarja është dënuar edhe për prostitucion.

Lexo edhe: Përplasja e bandave në Athinë, shoferja e “Benzit” e dënuar për prostitucion, njëri nja viktimat 7 herë i arrestuar për trafikim droge

Kujtojmë se nga përleshja e përgjakshme e së shtunës mbetën të vrarë 3 shqiptarë dhe të plagosur 3 persona mes tyre dy efektivë policie.

Si nisi përplasja

Dy viktimat shkuan në rrugën Kourtidou për të “biseduar” me pistoleta.

46-vjeçari, besonte se 48-vjeçari i armatosur e kishte tradhtuar dhe se tashmë bashkëjetesa e tyre në të njëjtën bandë ishte e pamundur.

Njëri nga të dy duhej të fshihej nga harta.

Lexo edhe: Tre shqiptarët e vrarë në Greqi, mediat: Ishin arrestuar një muaj më parë për trafik droge

Në fund të dy u vranë, ndërkohë një person i tretë e pagoi me jetë konfliktin mes dyshes.

Protothema.gr raporton se nëntë persona në total pjesë në përleshjen e përgjakshme në qendër të Athinës.

Tre ndërruan jetë dhe gjashtë të tjerët janë arrestuar dhe po hetohen.

Lexo edhe: Detaje nga përleshja e bandave në Athinë, kush është korçari që hapi zjarr i pari, në pranga një shqiptare, 5 të shoqëruar

Gjithashtu, policia po kërkon të gjejë kokat e mëdha që komandojnë bandat shqiptare të drogës që po pushtojnë Athinën.

Sherri mes dy grupeve ka nisur në fund të muajit maj, pas një operacioni të policisë të cilën u kapën anëtarët e njërës familje.

Pala tjetër akuzoi se ishin spiunuar prej tyre me qëllim t’ju merrnin zonën në të cilën shisnin lëndët narkotike në qendër të Athinës. Ndaj dhe nisën përballjen. Dikur patën qenë miq, por u prishën për biznesin e drogës.

Organet përkatëse vlerësojnë se bëhet fjalë për përplasje personash të botës së krimit me qëllim larje hesapesh mes tyre.

/abcnews.al/