Një shqiptar ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti të dyshuar të qëllimtë në Pejë të Kosovës. Mësohet se viktima është Ilir Osmani, i cili eshtë përplasur nga 23-vjeçari i dyshuar Sergio Jonuzi.
Viktima Ilir Osmani 44 vjeç, nuk arriti t’iu mbijetoj plagëve të marra pavarëisht se është dërguar në Spital.
Fillimisht ngjarja është raportuar si aksidentale ndërsa më pas policia e Kosovës ka arrestuar 23-vjeçarin për të cilin dyshon se e ka përplasur qëllimisht Ilir Osmanin me një automjet tip “Golf 5” me targa AB 602 HY.
Sergio Jonuzi nga Elbasani fillimisht ka ikur nga vendi i ngjarjes, por Policia ka arritur ta kapë pak pas ngjarjes. Sipas deklaratave që ka bërë i arrestuari nga Elbasani, ngjarja ka ndodhur për konflikte të mëparshme. Për shkak se sipas tij viktima Osmani i ka djegur banesën.
Mbi 23-vjeçarin është ngritur akuza për veprën penale vrasje e rende me qëllime hakmarrje nga Prokuroria. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme rreth orёs 17:25 nё rrugën “Agim Binak Qelaj” nё Pejё.
Ndërkohë trupi i pajetё i viktimёs është dërgur nё institutin e mjekёsisё ligjore nё Prishtinë. Ndërkohë nga të dhënat në MEMEX, nuk rezulton që autori të këtë precedent të mëparshëm penal në Shqipëri./abcnews.al