Përplasi motorin dhe u largua ne shpejtësi, arrestohet shoferi në Korçë

schedule12:24 - 13 Shtator, 2021

schedule 12:24 - 13 Shtator, 2021

Një 26-vjeçar me iniciale S.D. është arrestuar nga policia pasi teksa ka qenë duke drejtuar një automjet ka përplasur një motor tip Honda. Për pasojë drejtuesi i këtij të fundit është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Ndërsa 26-vjeçari në momentin e aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes, por arratia e tij nuk ka zgjatur shumë.

“Aksidentoi me mjet  38-vjeçarin, mbrëmjen e djeshme dhe më pas u largua nga vendngjarja, vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes. Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku në aksin rrugor Korçë-Ersekë, pranë fshatit Dvoran, u aksidentua shtetasi O. J., 38 vjeç, ju informojmë se:

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit S. D., 26 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ky shtetas ka aksidentuar shtetasin O. J., që drejtonte një mjet motor tip “Honda”, i cili u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes”, njofton policia. m.v/abcnews.al