Një aksident është regjistruar këtë të hënë në Shkodër.
Uniformat blu bëjnë me dije se ka nisur procedimi penal për një 44-vjeçar, i cili ka përplasur makinë një 59-vjeçare, kjo e fundit udhëtonte me bicikletë. Pas përplasjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Gjithashtu, sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin, 44 vjeç, banues në Shkodër, pasi me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar lehtë shtetasen 59 vjeçe, që lëvizte me biçikletë, dhe është larguar nga vendi i aksidentit;”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al