Përplasi me makinë 74 vjeçarin, arrestohet i riu në Shkodër

schedule18:11 - 8 Shtator, 2021

schedule 18:11 - 8 Shtator, 2021

Një 25 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi një natë më parë ka përplasur me automjet një 74 vjeçar.

Policia bën me dije se shtetasi K.P. 25 vjeç , rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme në sheshin “Demokracia”,  duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtetasin S.D., 74 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Ndër të tjera mësohet se i lënduari po merr ndihmën mjekësore në spital.

“K.P., 25 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër, pasi më datë 07.09.2021, rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme në sheshin “Demokracia”,  duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtatasin S.D., 74 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë. I dëmtuari pasi mori ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Shkodër  është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet  jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al