Policia ka shpallur në kërkim një 22-vjeçar nga Durrësi, i cili përplasi me makinë një çift të moshuarish italiane duke drejtuar makinën me shpejtësi në rrugicat e lagjeve të qytetit.
Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga abcneës.al, i riu lëviz me shpejtësi në rrugë duke përplasur çiftin e të moshuarve, ndërsa nuk ndalon fare pas aksidentit duke i dhënë gaz makinës.
Njoftimi i policisë
Një 22-vjeçar që aksidentoi një të moshuar dhe u largua nga vendi i ngjarjes është shpallur në kërkim. Mësohet se Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim E. Z., 22 vjeç,
I riu ka aksidentuar ditën e djeshme duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, A. G., 74 vjeçe dhe më pas është larguar nga vendngjarja. E moshuara ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. s.b/abcneës.al/