Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përplasi disa makina në Rinas, kundërshtoi edhe efektivët/ Arrestohet 34-vjeçari nga Fushë-Kruja

schedule12:33 - 3 Prill, 2026

schedule 12:33 - 3 Prill, 2026

Një 34-vjeçar, banues në Fushë Krujë, është arrestuar nga Policia.  Ai dyshohet se fillimisht ka përplasur me automjetin që drejtonte në rrugën e Rinasit, 3 automjete, me pasojë vetëm dëme materiale.

Më pas, ka shkuar në një lokal në zonë, ku ka marrë një thikë me të cilin ka kanosur qytetarë, si dhe ka dëmtuar 1 automjet dhe celularin e drejtuesit të tij.

Gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, ai ka kundërshtuar me dhunë, efektivët. Nga verifikimet e kryera më tej, rezultoi se 34-vjeçari ishte aktualisht në kërkim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!