Përplasi çiftin dhe foshnjen e tyre te Rruga e Kavajës, identifikohet shoferi i “G-Classit”, emigrant në Gjermani

schedule14:02 - 8 Maj, 2022

schedule 14:02 - 8 Maj, 2022

Ajas Sulejmani, 39 vjeç është shoferi i makinës Benz G Class që përplasi çiftin dhe fëmijën e tyre 3 muajsh te vijat e bardha në Rrugën e Kavajës në Tiranë.

Gazetarja e Abc Xhensila Kodra bën me dije se policia ka shoqëruar disa persona për t’i marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e aksidentit ndërsa 39 vjeçari është ende në kërkim. Mësohet se ai është emigrant në Gjermani.

Sulejmani u fut me semafor të kuq duke shkaktuar aksident te vijat e bardha. Pas aksidentit ai u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes por u arrestua nga policia.

Tre të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë ku po marrin ndihmën e parë mjekësore, ndërsa nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!