FOTO/ Ambulanca vrau 10 vjeçarin në Kakavijë, flasin dëshmitarët

schedule10:51 - 15 Gusht, 2020

schedule 10:51 - 15 Gusht, 2020

Një fëmijë ka humbur jetën këtë të shtunë në Kakavijë, pasi është përplasur nga një ambulancë. Burime për Abc News bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në momentin që djali 10 vjeç ka qenë duke kaluar në anën tjetër të rrugës.

Në dëshmitë e siguruara nga Abc News, qytetarët të cilët ndodhen në radhë për të kaluar në anën tjetër të kufirit, theksojnë se ambulanca ishte me shpejtësi të madhe.

LEXO EDHE:  Tragjike në Kakavijë, ambulanca përplas për vdekje fëmijën

Ishte me shpejtësi të madhe pasi nuk mund të ndodhë që kofka e saj të shtrembërohej nga një fëmijë:”, është shprehur një nga qytetarët që ndodhej në vendin e ngjarjes.

Ndërsa një tjetër thekson se me atë shpejtësi që ishte ambulanca mund të vriste dhe shum ë të tjerë,

“Nëse do të futej do të vriste 20-30 veta. Polici bënte shaka me popullin sot në mëngjes”, ka thënë ai.

Ndërkohë një tjetër qytetare thote se ambulanca ishte bosh në momentin e ngjarjes së rëndë.

Gjirokastër/ Informacion paraprak.

Rreth orës 10:30, në aksin nacional Kakavije – Gjirokastër, në afërsi të kthesës së Bularatit, një autoambulancë me drejtues shtetasin A. G, që po transportonte një shtetase të sëmurë për në spitalin rajonal Gjirokastër, ka përplasur këmbësorin, shtetasin S. N., 10 vjeç, banues në Lezhë, i cili ka humbur jetën.

Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, ndërsa shtetasja e sëmurë është transportuar me makinë policie drejt spitalit rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!