Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Elbasan-Cërrik pranë fshatit Malasej. Një mjet tip “Ford” që drejtohej nga një 57-vjeçar nga Peqini ka përplasur një këmbësore 40-vjeçare, banuese në fshatin Banje.
Gruaja mënjeherë është transportuar për në spital, por për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën gjatë rrugës për në Spitalin e Elbasanit.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Cërrik. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./abcnews.al