Dy automjete janë përplasur mbrëmjen e së shtunës në Sukth të Durrësit.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në orën 19:15 të përfshirë janë një mjet tip “Renault” që po drejtohej nga qytetari me iniciale F. O., dhe mjeti tip “Benz”, me drejtues Xh.B., rreth 55 vjeç.
Për pasojë, i plagosur në gjendje të rëndë ka mbetur drejtuesi i mjetit tip “Renault”. Të lënduar kanë mbetur edhe pasagjerët që ai kishte në mjet një 18-vjeçar me inicialet E. B. dhe dy të mitur, B. M., 16 vjeç, dhe Z. B., 15 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. sb/abcnews.al/