Përplaset me makinën e policisë e më pas largohet, në kërkim një avokat

schedule10:48 - 18 Shkurt, 2018

schedule 10:48 - 18 Shkurt, 2018

Një aksident me tre të lënduar lehtë ndodhi në mëngjes herët pranë kryqëzimit të Milotit, në rrugën e Kombit.

Një autoveturë, e cila drejtohej nga një avokat në Laç, ka goditur mjetin e policisë së Kurbinit, duke mbetur i lënduar avokati dhe dy efektivët.

Pas ngjarjes avokati A. Lleshi është larguar nga vendngjarja dhe është shpallur në kërkim, ndërsa dy efektivët kanë marrë mjekimet e nevojshme, pranë spitalit në Laç.

Aksidenti ndodhi në orën 02.30 të mëngjesit të sotëm, teksa forcat e policisë ishin në patrullim në Rrugën e Kombit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!