Përplaset me makinën e parkuar, plagoset rëndë drejtuesi

schedule15:04 - 23 Dhjetor, 2018

schedule 15:04 - 23 Dhjetor, 2018

Një 28 vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka goditur një automjet tjetër të parkuar në fshatin Bulgarec të Korçës. Për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi me iniciale E.L. i cili ndodhet në Spitalin e Korçës.

Korçë, Informacion paraprak

Më datë 23.12.2018, jemi njoftuar se në rrugën Korçë-Maliq, pranë fshatit Bulgarec, shtetasi E.L, 28 vjeç, banues në këtë fshat, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen” me targë AA022IX, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka goditur një mjet tjetër tip “Audi”, i cili ndodhej i parkuar në anë të rrugës.

Për pasojë shtetasi E.L, ka marrë dëmtime fizike dhe është dërguar në Spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. /abcnews.al