Përplaset autobusi në Turqi, 9 të vdekur dhe 26 të plagosur

schedule10:19 - 9 Gusht, 2024

schedule 10:19 - 9 Gusht, 2024

Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë orëve të para të së premte në Ankara të Turqisë. Një autobus i mbushur me pasagjerë është përplasur me këmbën e një mbikalimi.

Mediat turke raportojnë se deri tani 9 persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa 26 të tjerë janë dërguar në spital, ku shumë prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Guvernatori i Ankarasë, Vasip Şahin, ka folur për aksidentin horror duke thënë se nga të dhënat e para dyshohet se shoferin mund ta ketë zënë gjumi, pasi në rrugë nuk shihen shenja frenimi. Megjithatë, autoritetet janë duke e hetuar rastin për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike.

/abcnews.al