“Përplasen” institucionet e drejtësisë, Gjykata e Apelit Administrativ rrëzon vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për skualifikimin e Gjyqtarit

schedule15:30 - 30 Dhjetor, 2019

schedule 15:30 - 30 Dhjetor, 2019

Gjykata e Apelit Administrativ rrëzon Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe e urdhëron atë të emërojë në detyrë një magjistrat, i cili ishte skualifikuar më herët për shkak të problemeve me pasurinë.

Bëhet fjalë për Florin Demollarin, i cili ka përfunduar shkollën e magjistraturës në 2019 dhe priste emërimin nga qeveria e gjyqësorit.

Në mbledhjen e 12 nëntorit 2019, Këshilli vendosi të skualifikojë kandidatin Florin Demollari dhe refuzoi të bënte emërimin e tij si gjyqtar, pasi konstatoi se ai kishte probleme me pasurinë.

Vendimi u kundërshtua në rrugë gjyqësore nga Demollari dhe pak ditë më parë, gjykata e Apelit Administrativ e shfuqizoi vendimmarrjen e Këshillit duke e urdhëruar atë të vijonte procedurat për emërimin e magjistratit të skualifikuar.

Ky vendim çon në përplasje dy institucionet e drejtësisë dhe të krijojë precedentë, pasi mund të shfrytëzohet nga çdo magjistrat që synon të hyjë rishtas në sistem e drejtësisë, kur nuk kalon filtrat e kontrollit.

Ndërkohë që këshilli është i detyruar për momentin të zbatojë verdiktin dhe të vijojë me procedurat e emërimit të magjistratit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!