Përplasen dy trena në juglindje të Austrisë

schedule15:46 - 12 Shkurt, 2018

schedule 15:46 - 12 Shkurt, 2018

Të paktën 1 person ka humbur jetën në përplasjen mes një treni pasagjerësh dhe një tjetri mallrash. Ngjarja tragjike ka ndodhur në rajonin e Stirias në juglindje të vendit.
Sipas Kryqit të Kuq lokal, që citohet nga agjencia austriake e lajmeve APA, nga përplasja e trenave kanë mbetur të plagosur dhe 20 persona të tjerë. Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet e incidentit. Autoritetet kanë hapur një hetim lidhur më këtë çështje. Ndërsa dyshimet e para flasin për një difekt në ndryshimin e linjave./abcnews.al