Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Dy automjete janë përplasur dhe si pasojë janë plagosur dy drejtuesit e tyre dhe 6 pasagjerët.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:40 në vendin e quajtur Malas, Mallakastër.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete, një Mercedes Benz me targa AA 566CR dhe një Reno Clio me targa italiane GC131XP. Personat e plagosur janë dërguar në spitalin e Fierit.
Pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur efektivë të repartit zjarrfikës Mallakastër të cilët kanë ndihmuar të lënduarit të dalin nga automjetet.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Tepelenë-Mallakastër, në fshatin Malas, shtetasi E. Gj., 36 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Renault” me drejtues shtetasin D. L., 32 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe gjashtë pasagjerët, A. Gj., 25 vjeçe, A. Gj., 23 vjeçe, dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 3 vjeç(pasagjerët e automjetit tip “Benz”); K. M., 30 vjeçe, C. R., 31 vjeç, (pasagjerët e automjetit tip “Renault”), të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
/abcnews.al