Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Lezhë-Laç në afërsi të fshatit Spiten. Gazetari Gjergj Figuri raporton se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar jashtë rruge.
Nga burimet në vendngjarje bëjnë të ditur se në njërin automjet është gjetur i plagosur një shtetas i huaj, i cili është transportuar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
I plagosur ka mbetur edhe një tjetër person nga Fushë Kuqja e Kurbinit, i cili fillimisht është larguar. Ai është identifikuar nga policia dhe më pas është paraqitur në spital për trajtim, ku edhe është larguar dhe po merret në pyetje. Policia po heton në lidhje me këtë ngjarje, ndërsa pritet marrja e dëshmisë së tij për arsyet e largimit./abcnews.al