Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përplasen dy automjete në Vlorë, humb jetën 17-vjeçari

schedule07:59 - 28 Tetor, 2025

schedule 07:59 - 28 Tetor, 2025

VLORË- Dy automjete janë përplasur rreth orës 01:30 të natës në Vlorë dhe për pasojë një 17-vjeçar ka humbur jetën.

Viktima është identifikuar si Leandro Shametaj, 17 vjeç.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka qenë fatale dhe i mituri ka ndërruar jetë menjëherë.

Të njëjtat burime tregojnë se për shkak të goditjes së fortë, trupi i viktimës është dëmtuar rëndë.

Aksidenti ka ndodhur përgjatë bulevardit kryesor. Drejtuesi i automjetit, Haiti Bajramaj, është arrestuar nga policia.

Pas testeve të kryera, Bajramaj ka rezultuar i dehur, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit tragjik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!