VIDEO/ Përplasen dy automjete në Vlorë, dy të lënduar

schedule17:15 - 27 Shtator, 2024

schedule 17:15 - 27 Shtator, 2024

VLORË– Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti, i cili ka ndodhur në qytetin e Vlorës.

Gazetari i ABC News, Elton Nika, raporton se aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit.

Paraprakisht raportohet se dy automjete janë përplasur njëra me tjetrën. Të lënduarit janë dërguar në spitalin e qytetit, për shkak të plagëve të marra.