Përplasen 3 mjete në aksin Rrëshen-Milot, 6 të plagosur

schedule17:21 - 5 Maj, 2018

schedule 17:21 - 5 Maj, 2018

Gjashtë persona mbetën të lënduar në një aksident rrugor në aksin Rrëshen –Milot. Policia e Lezhës ka njoftuar se një Volksvagen me targa të Kosovës është përplasur me një Opel, po me targa të Kosovës dhe me një Benz. Për pasojë janë lënduar drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit tip Volksvagen, si dhe një nga pasagjerët e mjetit Opel të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Gjithashtu të lënduar kanë mbetur edhe 3 pasagjerë të tjerë në mjetin top Opel, mes tyre dy fëmijë. Ata ndodhen në spitalin e Rrëshenit dhe nuk kanë rrezik për jetën. Shkak për këtë aksident mendohet të jetë bërë njëra nga mjetet me targa të Kosovës, e cila po ecte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Informacion paraprak

Më datë 05.05.2018, rreth orës 14:30, është marrë njoftim se në aksin rrugor Rrëshen – Milot, ka ndodhur një aksident automobilistik. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur mjeti tip Volkswagen me targë KS 01-994 IG me drejtues shtetasin F.S., mjeti tip Opel me targë KS 03-272 FI me drejtues shtetasin F.N. dhe mjeti tip Benz me targë AA 254 OH me drejtues shtetasin F.L.

Për pasojë janë lënduar drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit tip Volkswagen, si dhe një nga pasagjerët e mjetit Opel, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Gjithashtu, të lënduar kanë mbetur edhe 3 pasagjerë në mjetin tip Opel ( ndër ata 2 fëmijë), të cilët ndodhen në spitalin e Rrëshenit për ndihmën e nevojshme mjekësore. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!