Përndoqi, ushtroi dhunë dhe kanosi 24-vjeçaren, arrestohet një person në Tiranë

schedule09:31 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 09:31 - 6 Dhjetor, 2023

Një person është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Following”.

Ky shtetas, 33 vjeç, banues në Lushnje, ka përndjekur një 24-vjeçare, ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe e ka kanosur që të tërhiqte kallëzimin që ajo ka bërë ndaj tij, disa ditë më parë.

Kapja e tij u bë nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë./abcnews.al