Një 21 vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka përndjekur në rrjetet sociale një 13 vjecare. Në pranga është vënë Harulla Kamani, banues në Durrës.
Për shkak të presionit dhe shantatzhit të vazhdueshëm që i riu i bënte në rrjetet sociale me adresa të rreme 13 vjeçares dhe motrës së saj, e mitura është larguar nga banesa.
“Në vijim të veprimeve hetimore u arrestua shtetasi Harulla Kamani, 21 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale”Përndjekja” dhe “Falsifikimi kompjuterik”, parashikuar nganenet 121/a dhe 186/a të Kodit Penal. Gjithashtu, është bërë e mundur gjetja e vajzës së mitur e cila është në gjendje të mirë shëndetësore dhe aktualisht ndodhet pranë familjes së saj.”
Drejtori i policisë së Tiranës publikoi disa raste të krimeve online ku përmes shantazhit me foto dhe video intime përfitohen shuma të mëdha monetare.
“Dokumentimi i plotë ligjor i 62 rasteve të përndjekjeve online, kryer nga shtetasi Fabjan Dodaj, i cili vuan dënimin në burgun “Lyon Cobras” në shtetin francez. Ky shtetas, nëpërmjet profileve virtuale të falsifikuara në rrjetet socialetë krijuara nga ana e tij, me fotografi dhe gjeneralitetet e personave të dëmtuar, në mënyrë të vazhdueshme shantazhonte këta persona, më qëllim përfitimin e fotografive dhe videove intime, në këmbim të fshirjes së këtyre profileve.”
Në pranga kanë rënë gjithashtu edhe dy vëllezër, të identifikuar si Halim Malja dhe Jurgen Malja, 20 dhe 18 vjec, të cilët përfitonin para duke shantazhuar vajza.
“Pas komunikimeve që bënin në rrjete sociale me persona të ndryshëm kryesisht të gjinisë femërore, siguronin foto dhe video intime duke krijuar më pas profile në aplikacione virtuale me gjeneralitete dhe foto të këtyre personave dhe për mospublikimin online të këtyre materialeve, kërkonin nga personat e dëmtuar shuma të ndryshme parash që varionin nga 1500 deri në 3000 euro.”
Pre e përdjekjes dhe kërcënimit për t’i publikuar foto intime ka rënë gjithathu edhe një 15 vjeçare, ndërsa është arrestuar autori Bernard Çullhai, 27 vjeç.
Kreu i policisë së Tiranës u bëri apel qytetarëve që të mos u shpërndajnë të dhënat e tyre personave që i onmtaktojnë nga burime të pasigurta interneti./abcnews.al