Një baba është deklaruar fajtor pasi ishte përpjekur të ndalonte vajzën ë tij të vazhdonte universitetin dhe kishte dashur ta martonte me një shqiptar.
Ai filloi të ndjekë vajzën e tij 20-vjeçare në Shtator të vitit 2017, kur ajo u zhvendos nga Northampton në Leicester për të studiuar në universitetin e qytetit.
Familja kishte tentuar ta ndalonte vajzën për të ndjekur universitetin dhe kishte dashur ta martonte me një burrë shqiptar që kur ajo ishte 15 vjeç, raporton policia e Leicester.
Vajza kishte aplikuar për të vazhduar universitetin në fshehësi të familjes. Në Nëntor të vitit 2017, ajo kishte marrë mesazhe kërcënuese nga familja e saj, pasi ajo ishte parë në shoqërinë e një djali.
Babai i saj pastaj kishte shkuar tek vendi ku ajo banonte për t’u përballur me të. Pas incidentit, ajo nuk kishte pasur asnjë kontakt të mëtejshëm nga familja e saj deri në Prill të këtij viti, kur asaj iu tha se shqiptari dhe babai i saj po jetonin në Leicester.
Më 7 Maj, ajo po ecën drejt universitetit kur ajo u përball me babanë e saj, i cili e kapi dhe e mbështeti pas hekurudhave. Pas ndërhyrjes së kalimtarëve, babai i saj u arrestua nga policia.
Njeriu u deklarua fajtor për akuzën e përndjekjes dhe u dënua me 2 muaj burg, raporton “independent.co.uk”.
“Unë shpresoj që babai i saj të ketë pranuar krimin e tij dhe të ngushëllohet me faktin që është dënuar kaq pak”, tha hetuesi Detektiv Steve Hobi, nga Njësia e Hetimit të Abuzimit të Brendshëm të Policisë së Leicester. “Tani ajo mund të shikojë jetën e saj – në liri – pa frikën e ballafaqimit të babanë e saj”, tha më tej ai./abcnews.al



