Përndiqte të miturën dhe e kërcënonte për t’i marrë para, ndalohet 35-vjeçari në Sarandë

schedule12:48 - 14 Maj, 2025

schedule 12:48 - 14 Maj, 2025

Sarandë-Një 35-vjeçar është ndaluar nga policia e Sarandës, pasi dyshohet se përndiqte një të mitur dhe e ka kanosur atë për t’i marrë para.

Sipas policisë, ka qenë familjarët e të miturës që kanë bërë kallëzimin në polici dhe më pas ka nisur edhe hetimi.

Në provat e siguruara gjatë hetimit, ky shtetas dyshohet se e ka përndjekur të miturën, përreth 1 vit, duke e kanosur dhe i ka marrë asaj, një shumë të konsiderueshme parash.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!