Një 22-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër, pasi është kallëzuar nga një 18-vjeçare, të cilën e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, për disa muaj.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin J. G., 22 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi, në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, kallëzon një 18-vjeçare se shtetasi J. G. e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme, për disa muaj”, njofton policia. /abcnews.al